Takimi vjetor i rrjetit “Aleanca Alpeve Shqiptare” 2018

#PoNdodhTani
Takimi vjetor i rrjetit “Aleanca Alpeve Shqiptare”

Sot, me date 23 Dhjetor 2018, rrjeti “Aleanca Alpeve Shqiptare” organizoi nje takim vjetor permbylles, ne ambientet e zyres se tij, per te marre ne analize ecurine e 2018-tes.

Ne takim moren pjese anetaret e bordit drejtues te rrjetit.
U mor ne analize plani operacional i rrjetit per vitin 2018, arritjet e tij dhe u hartua plani operacional per vitin 2019.

Ne takim u diskutuan disa eksperienca te mira me disa projekte qe rrjeti zhvilloi kete vit, sic ishin:
– “Parqet Natyrore Bashkiake Kerkojne Menaxhim te Qendrueshem”, si pjesë e programit PACT, që zbatohet nga ANTTARC dhe financohet nga EUIN Albania
– “Nje Zeri per Zhvillimin e Qendrueshem te Alpeve”, si pjesë e programit Senior Albania II, që zbatohet nga REC Shqipëri dhe financohet nga Embassy of Sweden in Tirana
– “Alpartners”, si pjesë e programit ALTER, që zbatohet nga IDM Albania dhe financohet nga EUIN Albania

Gjithashtu, rrjeti ka qene pjese e disa iniciativave P2P dhe aktivitete te tjera ne rajon sic, jane:
– “Logu i Bjeshkeve, Event – Tradite – Produkt”, si pjesë e iniciativave P2P “Bjeshket e Nemuna – Prokletije”, që zbatohet nga SWG dhe financohet nga EUIN Albania
– Panairi i Agro-Turizmit, Ndertimi i Lerave, Markimi i Shtigjeve ne Parkun e Shkrelit, si pjese e projektit CABRA II, qe implementohet nga GIZ Albania.

Ne mbyllje te takimit, Z. Hamid Shabaj, ekspert i agro-pylltarise dhe mjedisit, anetar i bordit Drejtues, u akordua me certifikate simbolike falenderimi, per kontributin e tij me dhurim fidanesh dhe ekspertize mjedisore ne shume prej aktiviteteve te rrjetit.

Rrjeti “Aleanca Alpeve Shqiptare” mirepret kedo qe ka deshire dhe pasion per Alpet, te jete aktiv si pjese e tij.

#AlbanianAlpsAlliance #MountainsDay
#alpsNature #alpsCulture #alpsAdventure
#VoiceAlps
#PACT #ANTTARC
#SENiOR #RECAlbania
#ALTER #ANRD #IDMAlbania
#SWG #P2PInitiatives #CABRA #GIZ
#EUinAlbania
www.voicealps.org

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *