27 Janar 2019: Dita e Shërbimit Pyjor Shqiptar ?

#PoNdodhTani

27 Janar 2019: Dita e Shërbimit Pyjor Shqiptar ?

Sot, me date 27 Janar 2019, rrjeti “Aleanca Alpeve Shqiptare” organizon nje aksion per mbjellje fidanesh, ne malin e Taraboshit, ne kuader te Dites se Shërbimit Pyjor Shqiptar.

27 Janari 1923 është dita e dekretimit të Ligjit të parë shqiptar “Për pylltarinë shqiptare” dhe sot përkujtohet me nderim si Dita e Shërbimit Pyjor Shqiptar.

Mbrojtja e pyjeve, sipas këtij ligji, ishte mbrojtja e pronës të të gjithë shqiptarëve, pavarësisht nga lloji i pronësisë private, komunale apo shtetërore. Parimet e këtij ligji bazoheshin në parimet e zhvillimit të qëndrueshëm, duke kërkuar zbatimin rigoroz të parimeve të qëndrueshmërisë për ruajtjen e ekuilibrave natyrorë

Ne aksion moren pjese anetaret e bordit drejtues te rrjetit dhe vullnetare te klubeve te rrjetit, “Skuadra e Gjelber” dhe “Miqte e Alpeve”, per te bere mbjelljen e 300 fidaneve. Bashke me rrjetin, prezente jane edhe anetare te Administrates se Zonave te Mbrojtura Shkoder. Kjo kauze takon inxhinieret e mjedisit, ujrave, pyjeve, studiues flore & faune dhe gjeologe ne malin e Taraboshit, per te dhene mesazhin e solidaritetit dhe rendesise se natyres ne mjedisin tone ku jetojme.
 
Nje falenderim nga te pranishmit per Z. Hamid Shabaj, ekspert i agro-pylltarise dhe mjedisit, anetar i bordit Drejtues, per kontributin e tij me dhurim fidanesh ne eventin e sotshem, duke u cilesuar si “Artizan i tapetit te Gjelbër” në qytetin e Shkodres!

Rrjeti “Aleanca Alpeve Shqiptare” mirepret kedo qe ka deshire dhe pasion per Alpet, te jete aktiv si pjese e tij.

Ju mirepresim ne dite te tjera te rendesishme per Malet dhe Natyren! ?

Stay tuned?www.voicealps.org & [email protected]

#AlbanianAlpsAlliance #MountainsMatter
#SherbimiPyjorShqiptar
#alpsNature #alpsCulture #alpsAdventure
#VoiceAlps
#PACT #ANTTARC
#SENiOR #RECAlbania
#ALTER #ANRD #IDMAlbania
#SWG #GIZ #EUinAlbania
www.voicealps.org
Petrit Imeraj

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *