Trajnimi (dita 2) me të rinjtë në Shkrel me temë: “E Drejta e Përfaqësimit dhe Pjesmarrjes”

Me datë 30 mars 2018, në fshatin Rec u zhvillua dita e dytë e trajnimit me temë:“Parqet e Mbrojtura kërkojnë menaxhim të qëndrueshëm”. Trajnimi u udhëhoq nga Z. Rexhep Metaj dhe Ing. Petrit Imeraj kryetar I shoqatës Aleanca Alpeve Shqiptare. Në kuadër të projektit PACT, ky aktivitet u mbeshtet financiarisht nga Bashkimi Europian. Target grupi që ishte fokus për këtë trajnim përfaqësohej nga të rinjtë e zonës, kryesisht nxënësit dhe skuadra e gjelbër me numër prej 11 personash, të cilët kanë qenë pjesëmarrës edhe në takimin paraprak. Qëllimi I këtij projekti është të kontribojnë në zhvillimin e qëndrueshëm të parqeve natyrore Shkrel – Nikaj Mërtur. Objektivat specifike janë dy: a) Të hartohet një plan menaxhimi për parqet natyrore të Shkrelit dhe Nikaj-Merturit për zbatimin e rreptë të ligjit dhe promovimin e qeverisjes së mirë. b) Të bëjë komunitetin aktiv në procesin e zhvillimit të qëndrueshëm, qeverisjes së mirë, zbatimit të ligjit në Parqet Natyrore Rajonale “Shkrel” dhe “Nikaj-Mertur”. Dita filloi me një rikujtesë të informacionit të zhvilluar nga séanca e prezantuar në trajnimin paraprak dhe u bë njohja e pjesëmarrësëve me modelin e process-verbal konstatimit. Mbas përmbylljes së prezantimeve teorike u kalua në prezantimin fizik të zonës.
Zona e cila u vëzhgua dhe u njoh nga pjesëmarrësit gjatë ditës praktike në kuadër të trajnimit ishte zona e Recit konkretisht pylli I Gështenjave, një ndër pikat më pikante të zonës që është njehkohësisht atraksion turistik dhe potencial për zhvillim ekonomik. Të gjithë pjesëmarrësit kishin me vete materialet që përkonin me prezantimin e infrmacionit që u përcoll dhe gjithashtu duke qenë në focus njohja me legjislacionin mbi këtë aspekt secili posedonte në dosjen përkatëse një process-verbal konstatimi për tu njohur me mënyrën se si mund të adresojmë një problematikë të caktuar. Gjatë vizitës pranë zonës ku po zhvillohej vëzhgimi dhe njohja e pjesëmarrësëve me zonën u vërejt një fenomen I cili ndodh rëndom nga njerëzit, që është djegja e mbetjeve të padobishme. Qëllimi që I nxit këta banorë të ndërmarrin këtë veprim nuk ka një konotacion negative, por pasojat dhe mos patja e një vëmendjeje gjatë këtij procesi mund të degradojë në pasoja shumë të mëdha ekologjike dhe ekonomike. Ky ishte një rast tipik për të konkretizuar informacionin e trajtuar si dhe për të ndërmarrë hapat e parë drejt konstatimit dhe evidentimit të një problematke në rrugë ligjore dhe të faktuara sipas kritereve të përcaktuara. U realizuan dhe sia vizita në disa zona afër Pyllit të Gështenjave për tu njohur dhe me larmishmërinë e produkteve që mund të kultivohen aty si bimët e ndryshme aromatike, medicinale etj, duke u njohur kështu me mundësitë e zhvillimit mjedisor dhe ekonomik. Gjithashtu secili nga pjesëmarrësit të ndarë në grupe plotësuan 3 modele porces-verbalesh konstatimi mbi problemet qe hasen në zone. Trajnimi u përmbyll me paraqitjen e një informacioni ku prezantohet legjislacioni mbështetes për specifikimin e një rasti korruptiv dhe denoncues.

Leave a Reply