Thirrje për aplikime, trajnim 3-ditor me temë “Aftësitë Dixhitale dhe E Drejta e Përfaqësimit”

Shoqata “Ruajtja e Pyjeve dhe Mjedisit të Gjelbër”, në partneritet me “Aleanca Alpeve Shqiptare”, në kuadër të projektit “Një zëri, për zhvillimin e qëndrueshëm të Alpeve” hap thirrjen për aplikime në trajnimin 3-ditor me temë “Aftësitë Dixhitale dhe E Drejta e Përfaqësimit” në datat 1, 2 dhe 3 Mars 2018.

– Programi i kursit të trajnimit me pjesmarrës nga luginat alpine dhe zonat rurale në qarqet Shkodër-Kukës, përbëhet nga disa module leksionesh mbi përdorimin e rrjeteve sociale, prezencën online, mundësitë për të implementuar njohuritë e marra në komunitetin e tyre vendas, njohja e pjesmarrrësve me vlerat e biodiversitetit dhe kulturës alpine, mundësi për zhvillim dhe menaxhim të tyre dhe forcimi i “Skuadrës së Gjelbër”, me aktivistë të mbrojtjes së mjedisit, i cili ka rol të rëndësishëm pjesmarrjeje në aktivitetet në vazhdim të projektit. Kursi do të zhvillohet gjatë 3 ditëve, ku çdo modul e vë theksin tek mësimi teorik dhe praktik mbi tematikat e përzgjedhura.

Ky projekt zbatohet në kuadër të programit të Qendra Rajonale e Mjedisit (REC) Shqipëri, “Mbështetje për organizatat mjedisore të shoqërisë civile në Shqipëri (SENiOR-II)”, mbështetur nga Qeveria Suedeze (SWEDEN).

Ftohen të aplikojnë anëtarë të rinj, të cilët kanë dëshirë të zhvillojnë më thellë njohuritë e tyre dhe të japin kontributin e tyre në komunitetin që ata përfaqësojnë.

Për të shprehur interesin tuaj për pjesëmarrje, duhet të dërgoni një letër motivim (ku të përshkruani eksperiencat e juaja të mëparshme dhe cfarë prisni nga ky trajnim) dhe CV tuaj tek e-maili I mëposhtëm: [email protected], brenda datës 27 Shkurt 2018.

Meqë fokusi i këtij kursi trajnimi është përfshirja më e madhe e të rinjve në role aktive në komunitetin vendas, mosha e aplikantëve nuk duhet të jetë më e madhe se 30 vjeç.

Leave a Reply