Dita e Agro-Turizmit

Me datë 31 tetor 2018, në fshatin e Reçit u organizua panairi me temë “Dita e Agro-Turizmit”. Panairi u zhvillua në zonën e quajtur Suka e Gështenjave, në Reç, ku ishin të pozicionuara stendat dhe shoqatat përkatëse me produktet promovuese.

Sipas programit të hartuar, aktiviteti nisi në orën 10:00, ku njerëzit kishin filluar të shëtisnin tek shtëpizat e vogla dhe të shijomim nga prodhimet që një fshat mund të realizojë. Spikatnin prodhimet e bulmetit, kryesisht llojet e djathrave, prodhimet e verërave të ndryshme, të mjaltit dhe sigurisht nuk kishte si të mungonte gështenja, “monument i natyrës” së Reçit.

Por nuk ishin vetëm prodhimet ushqimore që Reçi na prezantoi. Hartat turistike të zonës së Reçit, guidat dhe informacioni rreth historikut e kulturës përfaqësonin një stendë të veçantë të prezantuar nga “Skuadra e Gjelber” e cila tërhoqi jo pak vëmendjen e pjesëmarrësave, për të dytin vit radhazi. Përfaqësues të Bashkisë dhe të Shoqatave një ndër to dhe Aleanca Alpeve Shqiptare, mundësuan realizimin e këtij panairi duke dhënë fjalën e tyre përshëndetëse dhe shprehur mirënjohje për prezencën, interesin dhe mënyrën se si organizimi po shkonte. Një detaj tjetër mjaft i rëndësishëm ishte organizimi I Skuadrës së Gjelbër me doreza dhe thasë të zinj, që dolën në zonën përreth për të pastruar dhe ndikuar në sensibilizimin e komunitetit mbi rëndësinë që ka natyra dhe burimet kryesore që ajo na ofron, që janë të pakrijueshme nga njeriu. Kjo për arsyen se Reçi është pjesë e parkut natyror bashiak Shkrel, i cili duke e pasur këtë cilësim, nuk duhet të shihet si zonë strike e kufizuar dhe e pa depërtueshme nga ana e njeriut, por si një mjedis ku aspekti njerëzor me aspektin natyror të biodiversitetit duhet të jetojnë në një simbiozë, duke respektuar reciprokisht njeri-tjetrin. Një vëmendje mjaft e veçantë iu kushtua dhe hapësires fizike ku nën udhëheqjen e guidës turistike Gent Imeraj, u zhvillua turi nëpër disa pika të rëndësishme dhe domethënëse për zonën. Itinerari i ndjekur zgjati rreth dy orë. Të gjithë pjesëmarrësit e ishin të pajisur me harta që tregonin zonën se ku do vizitonin dhe të gjithë pikat kryesore për të cilën u informuan nga udhëheqësit e grupeve. Itinerarët e grupeve kalonin nga kanioni i Shehut të Rrjollit, fshati Mosël, shtegu I bagëtive, shehu I Rrjollit dhe përsëri tek Pylli i Gështenjave. Turet njëkohësisht mund të quhen “Rrethimi paqësor i fshatit” i cili u përmbyll në mënyrë shumë të suksesshme.

Etapa përmbyllëse ishte dreka për të gjithë të pranishmit në panair, ku ashtu si vetë projekti u financua nga GIZ. Objektivi i këtij projekti është të prezantojë dhe të demonstrojë vlerat e agro-turizmit në parqet natyrore. Në panair morën pjesë më shumë se 100 persona, anëtarë të komunitetit, nxënës të shkollave profesionale bujqësore nga rrethe të ndryshme të Shqipërisë, si dhe përfaqësues të institucioneve vendore dhe figura të tjera publike.

#AlbanianAlpsAlliance
#alpsNature #alpsCulture #alpsAdventure
#VoiceAlps #GIZ
#Reci #Geshtenja #Pylli_I_Geshtenjave

Follow at: www.voicealps.org

Leave a Reply