21 Mars 2019: Dita Botërore e Pyjeve

#DitaBotetoreePyjeve #WorldForestsDay
#21Mars #Today

“Një fidan i mbjellë, një jetë më shumë!”

Me ekzistencën e këtij eventi, sot me datë 21 Mars, shoqëritë civile në Shqipëri udhëtojnë nëpër vende të ndryshme për të shpërndarë mesazhin e këtij viti mbi Ditën Botërore të Pyjeve: “STOP prerjes së pyjeve, merr frymë!”.

Shoqatat “Aleanca e Alpeve Shqiptare” dhe VIS Albania në bashkëpunim me shoqates “Perdoruesit e Gjeoparkut”, projektin FORUM, AdZM Shkodër, kanë marrë pjesë në tejcimin e mesazhit të kësaj dite në zonat malore të Shqipërisë së Veriut, me qëllim gjithëpërfshirjen e zonave që tashmë e kanë lidhjen njeri-natyrë të integruar në jetën e tyre të përditshme.

Aktiviteti I zgjedhur për këtë vit është informimi dhe edukimi I nxënësve dhe komunitetit në parkun e Shkrelit, e cila është një nga portat hyrëse për në Alpet e Veriut.
Prezantime të ndryshme u zhvilluan nga organizuesit me tematika në fokus mbrojten e mjedisit dhe turizmin e qëndrueshëm, potencialet e biodiversitetit vendas, rëndësia dhe vlerat e Tokës, programi “Junior Rangers”, pozicioni gjeostrategjik alpin, mbrojtja nga ndotjet e plastikës, rëndësia e “mushkërive të natyrës” etj.

Gjithashtu po zhvillohen disa aktivitete krijuese dhe ndërgjegjësuese me fëmijë dhe nxënës (vizatime & punime nga fëmijët me temë mbjelljen dhe mbrojtjen e Pemeve). Edukimi mjedisor I brezit të ardhshëm është sfidë dhe dhuratë njëkohësisht.

Falenderime të vecanta shkojnë për përfaqësuesit e OJF-ve pjesmarrëse, që sëbashku bënë të mundur festimin e kësaj dite të vecante në një komunitet që e “mban veshur” fjalën e urtë të thënë në fillim.

Dita e Pyjeve mbledh kujtimet e qindra hektarëve pemë të mbjellura që i lëshojnë rrënjët gjatë 365 ditëve dhe I prezanton në një ditë. Një mushkëri që merr frymë dhe një gojë që nxjerr frymë janë detyrime praktike. Një dorë që I mbjell dhe përkujdeset për to është një detyrim moral.

#AlbanianAlpsAlliance Albanian Alps Alliance
#VoiceAlps
#alpsNature #alpsCulture #alpsAdventure
#VISAlbania VIS Albania
#AdZMShkoder Administrata e Zonave te Mbrojtura, Shkodër
#PerdoruesitEGjeoparkut
www.voicealps.org

Leave a Reply